Rike ishte ftuar qe te merrte pjese qe ne edicionin e kaluar te “Big Brother”-it, por nga angazhimet e shumta qe kishte pasur, e kishte refuzuar kete propozim.
Nderkohe, ne kete edicion nuk kishte se si te mungonte. “Big Brother”, te shtunen qe lame pas u zbukurua edhe nga nje modele superseksi. Behet fjale per bukuroshen Rike Roci, e cila jeton ne Milano te Italise se bashku me nenen, vellain dhe motren e saj. Ajo atje punon si modele, edhe pse ne opinionin shqiptar nuk eshte dhe aq e njohur per shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar per momentin vetem atje. Se bashku me lajmin, ne ju zbulojme edhe imazhe te nxehta te modeles se njohur, se bashku me te dashurin e saj, italianin Luca Binatti, i cili nga sa mesuam eshte nje prej DJ-ve me te njohur ne Itali. Rike, nga sa mesohet eshte mikeshe e ngushte me Klodian Celen, banorin e shumeperfolur te “BB3”, i cili u be i pari personazh qe pranoi prirjet homoseksuale.
Por Luca nuk eshte i dashuri i vetem qe Rike ka pasur ne jete. Para tij mesohet se ajo ka qene ne nje histori dashurie me reperin e suksesshem nga Shqiperia, Noizy. Fotot qe sjellim sot tregojne per marredhenien e tyre, e cila eshte konfirmuar per “Bluetooth” nga burime te aferta me vajzen bukuroshe dhe reperin. Te njejtat burime pohojne se “sa here qe Noizy shkonte ne Itali per koncerte, Rike ishte aty per ta shoqeruar”. “Shkonin shume mire bashke dhe Rike dukej e dashuruar. Qendronte me dite e mbyllur ne hotel me Noizy-n”, rrefen nje shoqe e saja. Marredhenia e tyre tashme ka perfunduar, por pavaresisht kesaj, ata kane vazhduar komunikimin me njeri-tjetrin, duke mbetur miq te mire.
No comments:
Post a Comment